Paolo Dibala i pakënaqur, largohet nga Juventusi?!

Sulmuesi Paulo Dibala është i palumtur me vendimin e Juventusit për t’i ndryshuar kontratën e ofruar dhe është gati të flas me klubet e tjera. Dibala mbetet pa kontratë në verë dhe raportohej se kishte pranuar të rinovonte me Juventusin për katër vite, me pagë 10 milionë euro për sezon.

‘Gazzetta dello Sport’, raporton se “Bianconerët” kanë ndryshuar ofertat dhe kanë bërë propozim të ri për argjentinasin. Juventusi i ka ofruar Dibalas pagë prej 7.3 milionë euro për vit, ndoshta më pak, shkaku i problemeve të fundit me lëndime dhe situatës financiare.

Ndërkohë ‘TyCSports’ raporton se Dibala nuk do nënshkruajë kontratën e re me këto kushtet e fundit, përpos kësaj thuhet se sulmuesi është i zemëruar dhe është i hapur për të dëgjuar oferta të reja. Aktualisht Dibala është golashënuesi më i mirë këtë sezon me 9 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat, derisa ka munguar nëntë here, shkaku i lëndimit.

LEXO EDHE:

Back to top button