Rikthehet Uajllderi, trajneri i tij kërkon kundërshtarë

Boksieri amerikan Deontej Uajllder mund të rikthehet në ring gjatë verës apo në gjysmën e dytë të këtij viti. Lajmin e konfirmoi trajneri i tij Malik Skot, i cili potencoi se Uajlderi po rikuperon nga problemet fizike që pati pas duelit të fundit, atë të humbur ndaj Tajson Fjuri.

“Deontej ka një zemër të madhe dhe ka dëshirë të rikthehet kampion. Kur sheh Divizionin e peshës së rëndë sheh se ka mjaft emra të njohur me të cilët ai nuk ka dueluar. Përpara nesh ka ende shumë duele të mëdha, si ato ndaj Endi Ruiz, Entoni Xhoshua apo Oleksandr Usyk. Këto janë emra e duele që duhen zhvilluar, ndaj ne do të jemi gati. Me Xhoshua dhe Uysk mund të duelojmë në Angli, ndërsa me Ruiz mund të duelojmë në Amerikë”, tha mes tjerash Malik Skot.

LEXO EDHE:

Back to top button