IFFHS: Donaruma, portieri i vitit 2021

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, e ka shpallur lojtarin e Paris Sen Zhermenit dhe Italisë, Xhianluixhi Donarumma, portierin më të mirë të vitit 2021. Ish portieri i Milanit, i cili e ndihmoi klubin të kthehej në Ligën e Kampionëve duke përfunduar i dyti në Serie A 2020-21, iu bashkua PSZH-së gjatë verës. Por 22-vjeçari është zgjedhja e parë e kombëtares italiane dhe ishte një anëtar i rëndësishëm i ekipit që shkoi deri në Kampionatin Evropian 2020.

“Italiani Xhianluixhi Donaruma është kurorëzuar si portieri më i mirë në botë në vitin 2021 me 170 pikë, 95 më shumë se Manuel Nojer, rekordmeni gjerman i trofeve të IFFHS. Donarumma ishte një nga heronjtë italianë që fitoi “EURO 2020” dhe e pengoi Neuerin të bëhej i vetmi rekordi i më shumë trofeve të IFFHS. Vendi i tretë në renditje për vitin 2021 shkon për Edouard Mendi, i cili fitoi UEFA Ligën e Kampionëve me Çellsin, duke u bërë një nga surprizat e mëdha të vitit,” thuhet në një deklaratën e IFFHS.

LEXO EDHE:

Back to top button