Kazujoshi Miura, me rekord të ri botëror

Kazujoshi Miura do të vazhdojë të luajë futboll edhe në dekadën e gjashtë, pasi që firmosi kontratën e re me skuadrën e Kategorisë së katërt në Japoni, që drejtohet nga vëllai i tij më i vjetër. Skuadra e Suzuka Point Geters, në orën 11:11 firmosi me Miurën, i cili në sezonin e ri do të vesh fanellën me numër 11.

Miura, i cili në muajin shkurt të vitit të kaluar, festoi datëlindjen e 55-të, kohë më parë deklaroi se ka marë disa oferta nga ekipet në Japoni dhe jashtë saj, pasi që vitin e kaluar luajti për ekipin e Jokohama-s, që garon në Ligën e Parë në Japoni.

Në fund, Miura vendosi që të firmos për ekipin, ku trajner kryesor është vëllai i tij më i vjetër, Jasutoshi Miura. Kujtojmë se Kazujoshi Miura na karrierën e tij ka qenë pjesë e kampionateve futbollistike në Japoni, Itali, Australi, Brazil dhe Kroaci.

LEXO EDHE:

Back to top button