Kupa, derbi përballje në Tetovë dhe Shkup

Sot (e mërkurë) do të zhvillohen përballjet e çerekfinales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Kampioni aktual, Shkëndija, do të përballet me skuadrën e Struga Trim Lum, ndaj të cilës ka shënuar dy fitore në 3 përballjet e fundit në Tetovë.

Ndërkohë lideri aktual në Ligën e Parë, skuadra e FC Shkupit, do të jetë në transfertë dhe do të sfidojë Makedonija Gjorçe Petrovin, ndaj së cilës humbi sfdën e fundit në stadiumin në lagjen e Gjorçe Petrovit.

Në sfidat e tjera, skuadra e Pelisterit, në Manastirë, do të përballet me anëtarin e Ligës së Dytë, Vardarin, ndërsa në Kratovë, Sileksi sfidon skuadrën e Bregallnicës. Të gjthë ndeshjet e çerekfinales, do të nisin në orën 13.00.

 

KUpa e Maqedonisë – çerekfinale

Shkëndija – Struga Trim Lum

Makedonija Gj.P. – FC Shkupi

Pelisteri – Vardari

Sileksi – Bregallnica

LEXO EDHE:

Back to top button