Maqedonia, miqësore me kampionin e botës në Lisbonë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal, më 13 dhe 14 janar, në Lisbonë do të zhvillojë 2 ndeshje miqësore kundër kombëtares së Portugalisë. Maqedonia morri ftesë nga kampioni i botës, Portugalia që të zhvillojë dy përballje miqësore në prag të pjesëmarrjes të Kampionatit Evropian, I cili do të nis më 19 janar në Holandë.

Në këtë sfidë, Dragan Petroviq do të zhvillojë ndeshjen e 100-të në fanellën e Maqedonisë. Ndërkohë pjesë e ekspeditës janë edhe Jakup Ramadani, Taulant Ismaili, Erkan Seferi, Rexhep Sulejmani dhe Ferid Agushi, ndëra Orhan Ibishi është pjesë e stafit teknik.

Ndeshja e parë, Portugali – Maqedoni, do ët zhvillohet më 13 janar në orën 9.00, ndërsa një ditë më vonë, sfida e dytë do të zhvillohet në orën 18.45.

LEXO EDHE:

Back to top button