Mësohen pagat vjetore të Xhakës, Shaqirit, Muriqit….

Derisa flasim për rrogat e futbollistëve, nuk mund të mos jemi kuriozë për yjet si Granit Xhaka, Shaqiri apo Rrahmani që luajnë të ekipe të mëdha në Europë.

Granit Xhaka që përfiton një shumë prej 100 mijë funtesh në javë që shkon në 5.2 milion funte në vit. Mesfushori ka firmosur një kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2024.

Pas tij vjen Xherdan Shaqiri, i cili është aktivizuar më parë edhe me ekipe si Liverpulli, Bajerni apo Interi, por tani te Lioni paguhet me një shumë prej 3.38 milion funtesh në vit. Kontrata i mbaron në qershor 2024.

Në radhë është Vedat Muriqi te Lazio që përfiton 2.7 milion funtesh në vit përkundrejt 2.49 të mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani.

Ndërsa sulmuesi Milot Rashica që luan në Premier League te Noruiçi merr 34 mijë fundte në javë, teksa 1.76 milion funte si rrogë vjetore.

LEXO EDHE:

Back to top button