Milani gati të firmos me yllin e ri të Shalke 04

Skuadra e Milanit është në bisedime të përshpejtuara për nënshkrimin e yllit të ri të klubit gjerman Shalke 04, Malik Tiav. Sipas gazetari të “SPORT1”, Patrik Berger, bisedimet janë në një stadium të avancuar.

Për super-talentin gjerman janë të interesuara edhe Uest Hemi, Napoli e Liverpulli, por raportohet se Milani e udhëheq garën dhe marrëveshja mund të mbyllet për rreth 10 milionë euro.

Milani gjithashtu është interesuar për mbrojtësin holandez, Sven Botman por nënshkrimi i tij në afatin kalimtar të janarit duket i vështirë, për shkak të shifrave të larta që kërkohen për të (rreth 30 milionë euro).

‘Operacioni Botman’ duket se është shtyrë për në verë, ndërsa Thiav pritet t’i bashkohet Milanit gjatë këtij afati kalimtar, pasi klubi nga qyteti i modës, aktualisht vuan për një qendërmbrojtës krah anglezit Fikajo Tomorit.

LEXO EDHE:

Back to top button