Milani me shumë mungesa kundër Romës

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli po përballet me probleme të mëdha, pasi tre lojtarë tjerë janë prekur me koronavirus, pak para rifillimit të sezonit pranveror. Milani sot zhvillon sfidën derbi ndaj Romës, ndërsa më parë është mësuar se Tatarushani dhe Kastileho janë pozitivë, ndërsa sot “rosonerët” njoftuan tre raste të reja me Covid-19 në radhët e tyre.

Emrat nuk u bënë të ditur zyrtarisht, por gazetarët italianë zbuluan se ata ishin mbrojtësit Tomori, Romanjoli dhe Kalabria. Këta tre lojtarë nuk kanë qenë fare pjesë e stërvitjes së djeshme të skuadrës, nuk janë paraqitur në qendrën stërvitore “Milanello”, pas së cilës është e sigurt se kjo treshe është në izolim për shkak të koronavirusit.

Sa për të kujtuar, “Rosonerët” janë pa ndihmën e Kessit, Benaserit dhe Balo-Toures, të cilët janë pjesë e Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa Kjaer dhe Pellegrini, janë të lënduar.

LEXO EDHE:

Back to top button