Milluoki deklason Golden Stejtin, dëshpëron Bruklini

Kampioni aktual në NBA, Milluoki Baks, shënuan fitore 118-99 ndaj Golden Stejtit, në një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon në NBA. Diferenca në fushë mes dy ekipeve ishte e madhe, me Baks që e merituan fitoren. Lider në fushë ishte Xhianis Antetokounmpo, autor i një “triple double”, me 30 pikë, 12 kërcime dhe 11 asiste (Kerri shënoi vetëm 12 pikë te Golden Stejti).

Gjithsesi, skuadra më e mirë aktualisht në NBA mbetet ajo e Memfisit, e cila korri fitoren e 11-të radhazi. Memfisi mundi Minesotën me rezultat 116-108, ndeshje ku u dalluan Bejn me 21 pikë dhe Xhekson me 20. Gjithsesi, diferencën e bëri stoli i Memfisit, nga ku erdhën 48 pikë.

Ndërkohë zhgënjen sërish ekipi i Bruklin Nets, që u mund thellë në shtëpi nga Oklahoma me 130-109. Fiton edhe Denveri, i cili mundi Portlandin me 140-108, me dyshen Jokic-Barton, që së bashku realizuan 41 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button