Mungesa globale e çipave gjysmëpërçues godet shitjet e automjeteve

Prodhuesi japonez i automjeteve Honda tha se ka ulur parashikimin e saj global të shitjeve të automjeteve me 100.000 njësi për tre muajt e parë të vitit 2021 për shkak të mungesës globale të çipave thelbësore, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu. Honda Motor Co. kishte vendosur një objektiv të shitjeve prej 4,6 milionë njësive deri në mars të këtij viti.

Mungesa e çipave kryesisht i atribuohet rritjes së shitjeve të telefonave të mençur, konzolave të lojërave, televizorëve të mençur dhe laptopëve të shkaktuar nga bllokimi global gjatë pandemisë, e cila detyroi njerëzit të qëndronin në shtëpi.

Gjithashtu, kufizimet e vendosura nga administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj prodhuesve të çipave të Kinës kanë nxitur kërkesën për çipa gjysmëpërçuese.

Mungesa globale e çipave ka shkaktuar që shumë vende të industrializuara t’i drejtohen Tajvanit për furnizime me çipa. SHBA-ja, Gjermania dhe Japonia kanë kërkuar kohët e fundit nga Taipei që të rrisë prodhimin e çipave.

Tajvani është vendi i prodhuesit më të madh të çipave në botë, “Taiwan Semiconductor Manufacturing Co (TSMC)”, porositë e të cilit janë rezervuar tërësisht deri në vitin 2024.

Kompania furnizon çipa për telefonat e mençur të kompanisë amerikane Apple dhe përdoren për inteligjencë artificiale dhe kompjuterë me performancë të lartë.

TSMC gjithashtu planifikon të hapë një fabrikë të re 12 miliardë dollarëshe në shtetin amerikan të Arizonës.

Pothuajse të gjithë prodhuesit kryesorë të automjeteve të Japonisë, Toyota, Honda, Nissan, Subaru, Suzuki, Mitsubishi, Mazda, ose kanë vendosur të ulin prodhimin, ose janë në proces të shqyrtimit të ndikimit të mungesës së çipave.

LEXO EDHE:

Back to top button