Njukasëll me dy goditje të reja në ditën e fundit të merkatos
Skuadra e Njukasëllit ka vazhduar me përforcimin e skuadrës edhe në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror. Skuadra angleze pas sigurimit të Kieran Tripies, Bruno Guimaraeshit dhe Kris Vudit, në ditën e fundit të transferimeve, ka siguruar edhe dy goditje të tjera.
Mbrojtësi i majtë anglez i Aston Villës, Mat Target do ti forcojë “bardhezinjtë”, pasi skuafdra e Njukasëllit ka arritur marrëveshje me Aston Villën.
Goditja e dytë është ajo e sulmuesit të talentuar francez, Hugo Ekitike nga skuadra e Reimsit. Skuadra e njohura angleze është pajtuar që të paguajë 40 milionë euro në konton e skuadrës franceze për të 19-vjeçarin. Ekitike këtë edicion ka shkëlqyer në Ligue 1, ku ka shënuar 8 gola dhe 4 asist në 18 ndeshje.







