Padi penale për 2 policë, dyshohen për marrje të ryshfetit

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë për Punë të Brendshme ngriti padi penale ndaj 2 zyrtarëve policorë, D.D. 24 vjeçar dhe E.S. 29 vjeç nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB- Kumanovë për shkak të dyshimit se ata kanë kryer krimin e “pranimit të ryshfetit”.  Zyrtarët policorë për të mos kryer një veprim zyrtarë të cilin është dashur që ta ndërmarrin, gjegjësisht për të mos shqiptuar dënim për një shkelje në trafik, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet, gjë që pas denoncimit të rastit mjetet janë gjetur tek policët në fjalë dhe i janë kthyer pronarit.

LEXO EDHE:

Back to top button