Pilotët e pavaksinuar, nuk do të garojnë në Melburn

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1, janë shprehur se nuk do të lejojnë që ajo që ndodhi një javë më parë me tenistin serb, Novak Gjokoviç, të përsëritet me pilotët në garën që do të zhvillohet në mesin e prillit në Melburn.

“Në Australi nuk janë zhvilluar dy garat e fundit të Formula 1 dhe gjatë kësaj kohe janë zhvilluar 41 gara, që kanë patur dinamikën e historinë e tyre në lidhje me pandeminë “Covid-19”. Çdo shtet ka rregullat e tij dhe Formula 1 ka treguar se di të veprojë, duke garantuar vijimin e kampionatit. Gjithsesi, ne kemi rregullat tona dhe çdo personel që do të hyjë në Australi duhet të jetë i vaksinuar. Të gjithë duhet të jenë të vaksinuar, pilotë dhe staf. Të gjithë ata që do të dalin pozitivë pas mbërritjes nuk do të lejohen të qëndrojnë në bokse. Kjo vlen edhe për MotoGP”, u shpreh Endrju Uestakot, shefi i garës së Australisë në Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button