Reali dërgon ndërmjetësues për mesfushorin e Milanit

Skuadra e Real Madridit është një ndër skuadrat më të interesuara për shërbimet e yllit të AC Milanit, Frenk Kesi. Ky i fundit do jetë pa kontratë në muajin qershor dhe Milani ka dështuar ta bind për rinovimin e kontratës, gjë që nënkupton që është i lirë të nënshkruajë parakontratë me çdo skuadër përpos atyre italiane.

Raportohet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dërguar përfaqësues në Milano që të diskutojnë parakontratën me 25-vjeçarin.

Kesi që është duke marrë pjesë me Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës, fiton rreth 1.8 milionë euro për vit, derisa ka qenë i lidhur edhe me Barcelonën. Real Madrid nga ana tjetër e sheh Kessien si lojtari adekuat që të garojë për pozitat e titullarit.

LEXO EDHE:

Back to top button