Shifrin, fiton në Shlladming dhe kalon rekordin e Stenmarkut

Skiatorja amerikane, Mikaela Shifrin, është fituese e garës së slalomit, që u zhvillua në Shladming, në Ski Qendrën e Austrisë, që është i fundit para Lojrave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Me këtë rast, Shifrin kaloi rekordin e skiatorit suedez, Ingemar Stemark, duke regjistruar fitoren e 47 në garën e slalomit, ose një më shumë se legjendën suedeze e skijimit. Në vendin e dytë u ndal Petra Vllhova nga Sllovakia, ndërsa në vendin e tretë u ndal gjermania Lara Dur.

Ndryshe Shifrin regjistroi fitoren e 73 në përgjithësi në garat e Kupës së botës në ski dhe është në vendin e tretë, me 13 fitore më pak se rekordmeni Ingemar Stenmark. Kujtojmë se është fitorja e katërt e Shifrinit në këtë sezon, e dyta në slalom, ndërsa ka edhe 2 fitore në slalomit të madh.

Deri në fund të sezonit mbeten edhe 2 gara të slalomit, një në Ore më 12 mars, ndërsa e dytë është Meribell më 19 mars. Më parë, nga 7 e deri më 17 shkurt, do të zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore në Kinë.

LEXO EDHE:

Back to top button