Terim largohet nga Gallatasarai, e niset drejt Kosovës?!

Trajneri legjendar turk, Fatih Terim, është larguar nga klubi i tij i zemrës Gallatasaraji. Kjo është e hera e katërt që Terim dhe Galatasaraji ndajnë rrugët. Pas largimit nga pozita e trajnerit të Galatasarajit, Terim mund të jetë një opsion për kombëtaren e Kosovës, duke pasur parasysh edhe përvojën e tij të madhe me kombëtaren e Turqisë.

Kosova ende nuk ka vendosur për përzgjedhësin e ri që nga shkarkimi i zviceranit Bernard Çallandes gjatë vitit të kaluar.

Përveç Terim në garë për postin e trajnerit te Kosova janë edhe shumë emra të tjerë të njohur të futbollit europian, në mesin e të cilëve edhe Feliks Magat.

LEXO EDHE:

Back to top button