Humb garën për Bermerin, Interi kërkon Demiralin

Interi humbi mundësinë për të firmosur me Gleison Bremer, pasi që Juventus gjeti akordin me Torinon për mbrojtësin.

Sipas “Sportmediaset”, Interi tashmë ka hedhur sytë nga Merih Demiral. Pavarësisht se Atalanta ka paguar këtë merkato 20 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Juventusi, skuadra e Interit po mendon ta shkëmbejë kokë më kokë me Andrea Pinamonti i cili vlerësohet po aq sa Demirali.

Atalanta e pëlqen sulmuesin e Interit dhe gjithashtu ka shfaqur interes për të pak kohë më parë./albeu/

LEXO EDHE:

Back to top button