Humbasin Milano e Real Madridi, përfiton Barça

Janë zhvilluar takimet e raundit të 27-të të sezonit të rregullt të “Euroligës”, ku gradualisht po përvijohen 8 ekipet më të mira, që do të shkojnë në çerekfinalet e play off-it. Në krye të renditjes qëndron Barcelona, që mundi 85-77 grekët e Panatinaikos në Athinë. Me hapin e spanjollëve është edhe skuadra ruse e CSKA Moskë, që mundi 84-80 Makabin në Izrael. Zhgënjen këtë javë skuadra italiane e Armani Milano, që u mund në fushën e saj 100-92 nga turqit e Fenerbahçes. Ndërsa spanjollët e Real Madrid u mposhtën në sekondat e fundit, 78-77 në Moskë nga skuadra e Khimki.

Euroleague – Raundi i 27-të

Zenit – Alba Berlin, 87-71

Khimki – Real Madrid, 78-77

Anadolu Efes – Valencia Basket, 99-83

Zalgiris Kaunas – Villeurbanne, 85-75

Panathinaikos – Barcelona, 77-85

Maccabi Tel Aviv – CSKA Moskë, 80-84

Crvena Zvezda – Bayern Mynih, 76-78

Baskonia Gasteiz – Olympiacos, 91-66

Armani Milano – Fenerbahce, 92-100

LEXO EDHE:

Back to top button