Humbje e dyfisht për Lejkersat në Denver

Kampioni aktual në NBA, kishte një mbrëmje të keqe në Denver, ku përpos hubjes në terrenin sportive, humbi edhe Entoni Dejvisin përmes lëndimit. Denver Nagets dominoi pothuajse të gjithë ndeshjen, ku fituan tre nga 4 pjesën e takimit. Te vendasit u dallua Marrej me 25 pikë, ndërsa Jokiq shtoi edhe 23 pikë, 16 kërcime dhe 10 asistime.

 

Te skuadra e Los Anxhelos Lejkers më efikas ishte LeBron Xhems me 22 pikë, 10 kërcime dhe 9 asiste. Kujtojmë se Los Anxhelos Lejkers gjenden në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me 21 fitore dhe 7 humbje.

LEXO EDHE:

Back to top button