Hungaria do të lejojë transitin e drithit ukrainas

Hungaria do të lejojë transitin e drithit ukrainas

Hungaria do të vazhdojë të lejojë transitin e grurit ukrainas, duke siguruar nisjen e dërgesave të tilla në mënyrë të kontrolluar, tha ministri hungarez i Bujqësisë, Istvan Nagy, pas bisedimeve në Bruksel.

Nagy tha se bisedimet ishin duke u zhvilluar për produkte të tjera që mund të bien nën ndalimin aktual të importit, përveç grurit, misrit, rapes dhe lulediellit, shkruan Reuters.

Komisioni Evropian tha të mërkurën se do të marrë “masa parandaluese” urgjente për grurin, misrin, farat e lulediellit dhe farat e rapit pas një ankese të përbashkët nga Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia në fund të marsit.

Kjo pasoi fundjavën e kaluar që Polonia dhe Hungaria ndaluan disa importe nga Ukraina teksa vende të tjera të Evropës Lindore thanë se po shqyrtonin veprime të ngjashme.
“Ishte e vlefshme që Hungaria të ndërmerrte veprime të forta dhe të mbronte interesat e fermerëve hungarezë,” tha Nagy, duke iu referuar ndalimit, duke shtuar se masat e detyruan Brukselin të merrte masa.

Vendet u bënë rrugë transiti për grurin ukrainas që nuk mund të eksportohej përmes porteve të Detit të Zi të Ukrainës për shkak të pushtimit të Rusisë në shkurt 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button