Hungaria kundër ndalimit të plotë të naftës dhe gazit rus nga BE

Hungaria kundër ndalimit të plotë të naftës dhe gazit rus nga BE

Budapesti mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia, tha zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.

“Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: ne nuk i mbështesim ato“, tha ai.

Një embargo totale ndaj dy lëndëve djegëse ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Ministrat e Energjisë së BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim të bashkuar për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet një sërë bisedimesh urgjente këtë javë.

Megjithatë, Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për ndalimin e furnizimeve me energji ruse.

“Vendet e tjera nuk janë ende atje dhe mendoj se kjo duhet respektuar. Në rastin e gazit, për shembull, ne nuk do të ishim gati”, thotë ai.

Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila konverton çdo dollarë ose euro në rubla. Komisioni Europian sugjeron se vendet europiane që përmbushin kërkesat bankare të Moskës mund të shkelin sanksionet e BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button