“I vendosur për t’u rikthyer në nivelin e dy sezoneve më parë”

Mesfushori anglez Fill Foden ishte protagonist në fitoren 3-0 që Man. Siti arriti në derbi ndaj Man. Junajtedit. Ai shënoi golin e parë, pasuar më pas nga një dygolësh i Erling Haalandi.

Foden ka premtuar se është i vendosur për t’u rikthyer në nivelin e lojës që e pa të fitonte çmimin e lojtarit të sezonit në Premier Ligë në sezonin 2023/24.

“Ka pasur shumë thashetheme për mua, është e pamundur të mos i shohësh. Çdo gjë që shoh për momentin është negative, por kjo është bota në të cilën jetojmë. Kur vjen pas fitimit të çmimit ‘Lojtarit të Sezonit’, standardet janë më të larta. E kuptoj këtë. Bëhet fjalë për leximin e këtyre komenteve dhe reagimin, për t’u rikthyer në nivelin tim më të mirë”, tha Foden.

LEXO EDHE:

Back to top button