Ibrahimoviç fiton sërisht “Topin e Artë”

Zlatan Ibrahimovic ka fituar përsëri “Guldbollen”, ose siç njihet ndryshe “Topin e Artë” i Suedisë. Ky është çmimi i 12-të për sulmuesin e Milanit, i cili e kishte bërë të vetin trofeun radhazi nga 2007 më 2016. Duke komentuar çmimin e fituar, Ibra theksoi se donte të luante derisa tifozët të ktheheshin për të mbushur stadiumet.

“Unë duhet të vazhdoj të luaj të paktën derisa tifozët të kthehen në stadiume. Nuk mund ta përfundoj karrierën time para tribunave të zbrazëta. Unë jam 39 vjeç dhe kam fituar “Topin e Artë” suedez. Unë synoj të fitoj derisa të jem 50 vjeç,”, tha mes tjerash Ibrahimoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button