Ibrahimoviçi: Galiani hoqi xhaketën dhe çuditi Helenën

Zlatan Ibrahimoviç ende nuk e di se pse etapa e tij te Barcelona ishte aq e shkrutër dhe aq e pasuksesshme.

Isha shumë i lumtur kur erdhi Milani, te Barcelona ishte një moment ashtu-ashtu. Aty fliste një dhe thoshte dicka, nga një tjetër ishte ndryshe. Nuk kam marrë ende përgjigje se cili ishte problemi, këtë nuk e kuptoj ende as sot e kësaj dite

Ibrahimoviçi shpjegoi një situatë interesante nga jeta private dhe momenti I takimit me Galianin.

Një javë më parë luanim Barcelona-Milan, të gjithë më thoshin “eja, eja te ne, kemi ardhur të të marrim për të të çuar në Milano”. Galiani ishte i karikuar, erdhi në shtëpinë time në Barcelonë, hoqi xhaketën dhe tha se nuk lëviz nga këtu derisa të vish me mua. Helena pyeste veten kush ishte ai”, tregoi duke qeshur Zlatan Ibrahimoviç për reagimin e bashkëshortes së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button