Ibrahimoviq: Milani rikthehet edhe më i fortë

Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimoviq thotë se skuadra do rikthehet pas humbjes ndaj Interit në “Derby della Madonnina”. Interi ia doli ta mposht Milanin me rezultat bindës 3–0.  Suedezi tha se “Rossonerët” do rikthehen në ndeshjen e radhës.

“Ishte vështirë. Ne kemi bërë shumë gabime, por do rikthehemi. Në ndeshjen e radhës, do shkoj me Tapir, ndoshta do na sjell fat,” tha mes tjerësh Ibrahimoviqi.

Ndeshja e radhës për AC Milanin është kundër Crvena Zvezdes në Ligën e Evropës, derisa ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2–2.

LEXO EDHE:

Back to top button