Ibraimi, diplomë në Universitetin e Sporteve në Tetovë

Agim Ibraimi është diplomuar në Universitetin e Sporteve në Tetovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari i Dinamo Tiranës, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai shfaqet me diplomë në duar, ndërsa falënderon Zotin për këtë arritje në jetën e tij. Një nga futbollistët më të rëndësishëm të Dinamos, krahas futbollit, ka përfunduar studimet edhe në Universitetin e Sporteve.

33-vjeçari është aktivizuar në këtë sezon në 34 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar, ku ka arritur të shënojë 7 gola si dhe të japë 4 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button