Iga Shvjontek, me rekord të ri kalon motrat Uiliams

Tenistja polake Iga Shvjontek kaloi në raundin e dytë të turneut “Uimbëlldon”, pas fitores ndaj kroates Jana Fet me rezultat 2-0 në sete ose 6-0 dhe 6-3 në geme.

Në këtë mënyrë tenistja polake shkroi një histori të re në tenis, pasi që regjistroi fitoren e saj të 36-të radhazi. Me këtë rast ajo edhe zyrtarisht regjistroi serinë më të gjatë të fitoreve në shekullin e 21-të, duke kaluar motrat Uiliams, që kishin 35 (Venus) dhe 34 (Serena) fitore radhazi.

Në raundin e dytë të turneut Grand Slam të “Uimbëlldon”-it, Iga Shvjontek do të takohet me Lenzie Patinama Kerkove nga Holanda, me ç’rast do të ketë mundësi që edhe më tej të përmirësojë këtë seri fantastike të fitoreve radhazi në tenis.

LEXO EDHE:

Back to top button