Iker Kasilas, zbulon pesë portierët e tij më të mire në botë

Legjenda e Real Madridit, Iker Kasillas e konsideron Tibo Kurtuan si portierin më të mirë në botë aktualisht, por nuk ka gjetur vend për brazilianin Alison në “Top 5”-in e tij.

Fituesi i Kupës së Botës që kaloi 16 vite të paharrueshme si një yll në “Santiago Bernabeu”, ka zgjedhur portierin më të mirë në planet. “Gardianët” e Man. Sitit, Atletiko Madridit, Barcelonës dhe Bajern Munihut janë të preferuarit e tij, por ka edhe disa lëshime të dukshme.

  1. Tibo Kurtua (Real Madrid)
  2. Ederson (Man. Siti)
  3. Jan Oblak (Atletiko Madrid)
  4. Mark-Andre ter Stegen (Barcelona)
  5. Manuel Nojer (Bajern Munih)

Vlera e portierëve vazhdon të njihet nga trajnerët në mbarë botën, me para të mëdha që po investohen në opsione të besueshme, që mund të plotësojnë detyrat fillestare për disa nga klubet më ambicioze përreth.

LEXO EDHE:

Back to top button