Imazhet e NASA-s tregojnë një bazë bërthamore “të harruar” nën shtresën e akullit të Grenlandës
Imazhet e NASA-s tregojnë një bazë bërthamore “të harruar” nën shtresën e akullit të Grenlandës
Imazhet e reja të NASA-s kanë zbuluar bazën bërthamore të harruar të Camp Century nën shtresën e akullit në Grenlandën veriperëndimore.
Baza e ndërtuar në vitin 1959, ishte menduar si një vend sekret për lëshimin e raketave balistike kundër Bashkimit Sovjetik.
Shkrirja e akullit të Grenlandës tani si duket mund të zbulojë minerale të vlefshme, por edhe të krijojë mosmarrëveshje për mjedisin mbi pastrimin e trashëgimisë së lënë pas, raporton Sky News.
– Ne po kërkonim në fundin e akullit dhe papritmas u shfaq Camp Century, thotë eksperti i NASA-s, Alex Gardner.
Gardner dhe kolegu Chad Greene fluturuan mbi Grenlandë në prill të këtij viti për të hartuar akullnajat dhe për të vlerësuar rritjen e ardhshme të nivelit të detit. Ata zbuluan bazën duke përdorur radarin, i cili zbuloi struktura që përputheshin me tunelet brenda bazës.
– Nuk e dinim se çfarë kishim gjetur, thotë Gardner.
Megjithëse ekzistenca e bazës dihet prej vitesh, NASA pretendon se harta e re tregon strukturat “në një mënyrë krejt tjetër, që nuk janë parë asnjëherë më parë”.
Baza u braktis në vitin 1967, tetë vjet pasi u ndërtua.
Shtetet e Bashkuara kishin vendos aty rreth 200,000 litra naftë dhe ujëra të zeza, për të cilat ishte shkaktuar polemikë për mirëmbajtjen/pastrimin.
Grenlanda i ka kërkuar më parë Danimarkës, e cila zotëron vendin, wë të marrë përgjegjësinë, shkruan Sky News.
Ata argumentojnë se ishin danezët të cilët miratuan marrëveshjen në radhë të parë!