Indi, çifti kurorëzohet 20 metra thellë në ujë

Një çift nga India ka vendosur të zhytet në ujë në një thellësi prej 20 metrash në brigjet e Chennai, një qytet në jug të vendit, për të kurorëzuar dashurinë. Ata u veshën me rroba tradicionale dhe shkëmbyen kurora në një ceremoni Hindu. Dhëndri ishte një zhytës i licencuar, por gruaja e tij kishte marrë leksione paraprakisht dhe ishte stërvitur për disa muaj para realizimit të ceremonisë martesore. “Disa nga anëtarët e familjes sonë të ngushtë ishin të pranishëm në breg, duke na pritur. Ata ishin të shqetësuar pak dhe vazhdimisht kontrollonin nëse gjithçka ishte në rregull. Ne lundruam për rreth 5 km larg bregut me një varkë dhe pastaj u zhytëm. Ishte 20 metra i thellë, ku ne lidhëm nyjën dhe shkëmbenim kurora nën ujë.”- kishte thënë nusja për mediat atje.

LEXO EDHE:

Back to top button