Vazhdon risocializimit i të kthyerve nga luftërat në Siri dhe Irak

Vazhdon risocializimit i të kthyerve nga luftërat në Siri dhe Irak

Gazetare: Evi Shkopi

Rreth 150 persona nga Maqedonia kanë shkuar drejt Siria apo Irakut dhe janë bashkuar me ISIS-in, ndërsa prej tyre janë kthyer përsëri në vend 75. Periudha kur ata kanë shkuar në këto vende nuk dihet ndërkohë që procesi i risocializimit dhe rehabilitimit të tyre që janë kthyer zgjat, por nuk ka garanci se të njëjtët nuk i rikthehen radikalizmit përsëri.

“Ky është proces që zgjat dhe nuk ka garanci për sukses. Edhe pasi konstatohet rehabilitimi apo risocializimi, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë përsëri radikalizmi. Është edhe proces individual, pra, tek disa persona zgjat më shumë e tek disa më pak. Diku është edhe e pamundur që të ketë sukses si proces rehabilitimi. Së paku gjysma kanë shkuar atje ka qenë për çështje ekonomike, sepse kanë dëgjuar se do të sigurojnë të ardhura duke shkuar atje. Disa të tjerë kanë shkuar për arsye ideologjike, pra kauza që ka shpallur ISIS”, deklaroi Aleksandar Krzhalovski- Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Ky problem trajtohet në nivel qendror dhe lokal. Janë informuar ekipe të posaçme të cilat punojnë me këta persona në vendbanimet e tyre.

“Gjithmonë ekziston rrezik, ashtu siç ka ekzistuar edhe herën e parë kur kanë shkuar atje. Ne i ndërmarrim hapat e nevojshëm për rehabilitimin dhe risocializimin e tyre në përputhje me standardet e NATO-s. Sigurisht që edhe lufta në Ukrainë ka hapur mundësi të reja për shfaqje të ekstremizmit të ri në territorin e Ballkanit Perëndimorë. Ato janë ekstremizmi i djathtë ose i majtë. Në përputhje ne legjislativen e Maqedonisë së Veriut kur ata kthehen pas ata përgjigjen penalisht që marrin pjesë në luftë dhe kjo përsëri do të trajtohej si “luftëtare të huaj terrorist”, u shpreh Zllatko Apostolloski- Koordinator Rajonal.

Me të njëjtën situatë po përballen edhe shtete fqinje, si Kosova dhe Shqipëria. Kryesisht bëhet rehabilitimi i grave dhe fëmijëve, ndërsa meshkujt që kanë marr pjesë në luftë u janë nënshtruar proceseve gjyqësore. Aktualisht në Kosovë ka 300 të kthyer nga zonat e luftërave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button