Instituti për Demokraci: Detyrimet e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë duhet të përmbushen

Instituti për Demokraci: Detyrimet e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë duhet të përmbushen

Gazetar: Lluka Andreev

Ndryshimet kushtetuese për futjen e komunitetit bullgar janë më të rëndësishme, por jo i vetmi kusht për hapjen e kapitujve negociues, sipas një pjese të ekspertëve. Instituti për Demokraci u bën thirrje autoriteteve vendase që të ndërmarrin seriozisht përmbushjen e detyrimeve, në mënyrë që të mos lënë hapësirë për një bllokadë të re të mundshme nga Sofja për hapjen e kapitullit të parë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.

“Ajo që nuk është e dukshme dhe që duhet trajtuar sa më parë, është një qasje sistematike për një zgjidhje afatgjate dhe praktikisht të bazuar në obligimet që dalin nga marrëveshja dypalëshe me Bullgarinë dhe Greqinë”, thonë nga Instituti për Demokraci.

Instituti, gjatë përgatitjes së analizës, gjithashtu kërkoi një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por ata ende nuk kanë përgjigje se si dhe nëse administrata po punon sistematikisht në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara me vendet fqinje. Përndryshe, palët do të lihen të lira të interpretojnë njëra-tjetrën. Ekspertët bëjnë thirrje që t’i kushtohet vëmendje zbatimit të rekomandimeve tashmë të dakorduara të Komisionit të Përbashkët Historik, gjuhës së urrejtjes, si dhe masave për parandalimin e propagandës me qëllim të keq.

“Përmbushja e këtij detyrimi vihet në pikëpyetje për shkak të pamundësisë së veprimeve të individëve për tu kontrolluar nga shteti dhe paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për interpretim të lirë dhe abuzim nga Bullgaria në përcaktimin e mospërmbushjes së detyrimeve të Marrëveshjes. Një shembull tipik është rasti i fundit i Pendikovit”, thonë nga Instituti për Demokraci.

Ndërkohë, fokusi i publikut është në ndryshimet kushtetuese, që është kriteri kryesor për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare. Sipas orarit të fazës së skriningut dhe pritjeve, konferenca duhet të mbahet deri në fund të vitit. Sot, kryeministri Dimitar Kovaçevski përsëriti se ai është një optimist racional për votimin e ndryshimeve kushtetuese. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button