“Integrimi i vendit në BE”, Kovaçevski: Ne nuk negociojmë me Bullgarinë, por me Bashkimin Evropian

“Integrimi i vendit në BE”, Kovaçevski: Ne nuk negociojmë me Bullgarinë, por me Bashkimin Evropian

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski nuk komenton deklaratën e presidentit Bullgar Rumen Radev se Maqedonia e Veriut akoma nuk i ka filluar negociatat për anëtarësim në BE…dhe se nuk do të mund t’i filloj derisa pakica bullgare nuk futet në kushtetutë.

“Sot kisha mbledhje me të gjithë ambasadorët e BE-së ku biseduam në detaje për atë që punuam në 2022 dhe ajo që na pret në 2023. Të gjitha raportet flasin se punët janë në drejtim të duhur… Të drejtat e bashkësive më të vogla, janë në nivelin më të lartë. Vlerësoj se kërkesa e cilitdo qoftë politikani në këtë pjesë për ne nuk paraqet kurrfarë problemi, sepse të drejtat e pakicave janë në nivel shumë më të lartë madje edhe nga disa vende të BE-së. Deklaratat nga Bullgaria nuk i komento sepse ata janë në fushatë zgjedhore. Ne nuk negociojmë me bullgarinë për anëtarësim në BE, por negociojmë me Bashkimin Evropian, veto nuk do të ketë sepse ne i kemi filluar bisedimet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme presidenti i Bullgarisë Rumen Radev para takimit të Këshillit të Evropës në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit dhe nëse Bullgaria planifikon veto të re, tha:

“Për momentin jemi në gjendje të vetos. Me zgjidhjen që arritëm me mund të madh ta fusim në kornizën negociuese, negociatat do të fillojnë madje pasi që bullgarët të hyjnë në kushtetutën e fqinjit tonë. Ata ende nuk janë futur dhe negociatat nuk kanë filluar. Ajo është gjendje e vetos”, deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev.

LEXO EDHE:

Back to top button