Inteligjenca amerikane thotë se sulmet ushtarake nuk shkatërruan objektet bërthamore në Iran

Inteligjenca amerikane thotë se sulmet ushtarake nuk shkatërruan objektet bërthamore në Iran

Sulmet ajrore të ushtrisë amerikane ndaj tri objekteve bërthamore iraniane fundjavën e kaluar nuk i shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit dhe sipas një vlerësimi të hershëm të inteligjencës amerikane, me gjasë vetëm e kanë vonuar për disa muaj, raportoi CNN duke iu referuar tre personave të informuar mbi këtë vlerësim.

Ky vlerësim, i cili nuk është raportuar më parë, është hartuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), krahu informativ i Pentagonit. Ai bazohet në një vlerësim të dëmeve nga beteja i kryer nga Komanda Qendrore e SHBA pas sulmeve, tha një prej burimeve.

Analiza mbi dëmet në këto objekte dhe ndikimin e sulmeve ndaj ambicieve bërthamore të Iranit është ende në zhvillim dhe mund të ndryshojë ndërsa mbledhen më shumë të dhëna.

Por gjetjet fillestare, sipas CNN, janë në kundërshtim me pretendimet e përsëritura të Presidentit Donald Trump se sulmet “i shkatërruan plotësisht” objektet iraniane të pasurimit bërthamor. Edhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të dielën se “ambiciet bërthamore të Iranit janë fshirë nga faqja e dheut.”

Dy nga personat e njohur me vlerësimin i thanë CNN se rezerva e uraniumit të pasuruar e Iranit nuk është shkatërruar. Njëri prej tyre tha se centrifugat janë në masë të madhe ‘të paprekura’.

Sipas vlerësimit të DIA, SHBA i ka shtyrë mbrapa vetëm për disa muaj, në rastin më të mirë,” shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë e ka pranuar ekzistencën e këtij vlerësimi, por është shprehur në kundërshtim me të, shkroi CNN.

LEXO EDHE:

Back to top button