VIDEO / Interi merr kreun në Seria A, me përmbysje ndaj Fiorentinës

Skuadra e Inter ka shënuar fitore në transfertë ndaj Fiorentinës me 3-1. Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Sottil (23′), që u asistua nga Gonzalez, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Inter ishte skuadër tjetër, ku për tre minuta përmbysen rezultatin. Fillimisht, Darmian pas asistimit të Barellas barazoi shifrat (52′). Kurse, pas tre minutave, Edin XHekos vendosi Interin në epërsi (55′). Sulmuesi Ivan Perishiç vulosi fitoren e skuadrës së Inzaghit pak minuta para fundit (87′).

Me këtë fitore, Inter merr kreun me 13 pikë, derisa Fiorentina renditët e gjashta me 9 pikë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button