Interi e shpërblen Xheko-n me kontratë, pasi që shkëlqeu me Milanin

Edin Xheko dhe Interi, përpara së bashku. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit zikaltër kanë rënë dakord që t’ia vazhdojnë kontratën boshnjakut edhe me një vit, e cila do të skadojë në qershor të vitit 2024. Paga e re do të jetë 5 milionë euro, më e ulët se 6 milionët, plus bonuset e sotme.

Fillimisht Xheko kërkoi një kontratë 2-vjeçare, duke pasur edhe propozime nga SHBA. Megjithatë, tek ai mbizotëroi dëshira për të konkurruar ende në një nivel të lartë, gjë që tregoi edhe një herë se di ta bëjë me paraqitjen mjeshtërore në derbin e vlefshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Nënshkrimi dhe rinovimi do të bëhen zyrtar së shpejti.

Sulmuesi boshnjak foli për “Paramount Plus” pas suksesit të së mërkurës kundër Milanit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Milani është një ekip i mirë, por ne e filluam fuqishëm. Ushtruam presing të lartë, por patëm edhe fat që shënuam herët. Pastaj ishim të pafat që nuk shënuam golin e tretë, por nuk është keq as avantazhi 2-0 përpara ndeshjes së kthimit. Po të kishim shënuar edhe një gol tjetër, do të ishte më mirë, por jemi ekip me përvojë dhe në ndeshjen e dytë do të bëjmë gjithçka për të kaluar në finale,” tha mes tjerash Xheko.

LEXO EDHE:

Back to top button