Interi është gati për shitjen e 3 futbollistëve titullar

Vetëm shitja e mundshme e Dumfries nuk mjafton që Interi të dalë nga situata e vështirë ekonomike, ndaj drejtuesit zikaltër janë duke përgatitur një revolucion në ekip.

Kështu krahas mbrojtësit holandez, që mund të largohet që në janar, edhe Lautaro Martinez është në listën e atyre që pritet të lënë Milanon gjatë verës se ardhshme. Sulmuesi argjentinas është mjaft i rëndësishëm për ekipin, por është nga të paktët që mund të sjellë më tepër se 70 milionë euro në arkat e klubit, ndaj nuk përjashtohet mundësia që të sakrifikohet.

Gjithashtu edhe në mesfushë, te Interi shpresojnë në ndonjë ofertë të mirë për Brozoviç, një tjetër element me pagë të lartë dhe për më tepër zikaltrit treguan se mund të luajnë edhe pa të. Sa i përket merkatos në hyrje, për sulmin është përzgjedhur Turam, me të cilin po punohet ende që të transferohet që në janar, ndërsa në mesfushë synohet Musah i Valencias, një i ri i talentuar.

Në mbrojtje zikaltrit po monitorojnë me kujdes Skalvinin e Atalantës, një tjetër i ri i talentuar, teksa dyshja Marotta-Ausilio shpresojnë se me ndryshime të tilla mund të ulin moshën mesatare, të rritin të ardhurat dhe njëkohësisht të ulin nivelin e pagave.

LEXO EDHE:

Back to top button