Interi është në shitje? Tërhiqen sponsorët kinez?

Interi është në shitje! Ky është lajmi i bujshëm që qarkullon sot në mediat italiane, një “bombë” e vërtetë. Kompania kineze që ka në pronësi klubin, duket se nuk ka likuiditetet e mjaftueshme për të investuar si dëshiron për të përforcuar ekipin. Kështu, bankës “Rothschild” i është dhënë mandati si për të kërkuar aksionerët që mund të blejnë 31% të aksioneve që i përkasin fondit “Lion Rock”, ashtu edhe investitorë të gatshëm të blejnë të gjitha aksionet e zikaltërve. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur në të dy rastet e fundit, kur u bë kalimi nga një pronar në tjetrin, si me Moratin, ashtu edhe Tohir.

Në Itali fillimisht mendohej se Interi thjesht po kërkonte aksionerë për të rifinancuar dy borxhet që ka prej 300 milionë eurosh dhe 75 milionë eurosh. Por tashmë ka dale në skenë kjo hipotezë e bujshme që mund të ndryshojë plotësisht planet në klub e mund të turbullojë ambientin zikaltër në një sezon që dukej si ai i duhuri për t’u kthyer në majën e futbollit italian. /vipsport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button