Interi ka gjetur zëvendësimin e portierit Handanoviç

Skuadra e Interit ka arritur marrëveshje personale me portierin e Ajaksit, Andre Onana. Sipas gazetarit të mirënjohur Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur në muajin korrik dhe Onana do t’i bashkohet “Nerazzurëve” si lojtarë i lirë në vitin 2022.

Marrëveshja mes dy palëve ende nuk është nënshkruar, por është në fazën finale, dhe për këtë arsye bisedimet me skuadrat si Lion dhe Nica, kishin dështuar.

Që nga transferimi i tij nga akademia e Barcelonës tek Ajaksi, Onana ka arritur të bëjë 249 paraqitje për kampionin holandez, duke regjistruar 89 porta të paprekura mbi emrin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button