Interi këmbëngul për sulmuesin e Napolit me parametra zero?!

Xhakomo Raspadori është kthyer në objektiv të qartë të Interit. Kjo sipas “TuttoSport”. Gazeta e përditshme torineze ka këmbëngulur prej ditësh për transferimin e mundshëm të sulmuesit tek zikaltrit, pasi thuhet se mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pasi dëshiron një skuadër ku mund të luajë me më shumë vazhdimësi.

Katër gola në gjashtë prezencat e fundit mes Napolit dhe kombëtares italiane flasin qartë për cilësitë e 25-vjeçarit, që me Inzagin do të kishte mundësi më të mira se ato ato që po i jepen nga Antonio Konte.

Raspadori është ideal për 3-5-1-1, si ai interist, teksa kampionët e Italisë duhet të gjejnë një marrëveshje me Napolin për shifrat e transferimit.

LEXO EDHE:

Back to top button