Interi kërkon fitoren, aktivizohen Gosens e Lukaku

Kundër Viktoria Plzen, skuadra e Interit do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. “Zikaltërit” kërkojnë vetëm fitoren dhe kështu do të arrijnë të kualifikohen për fazën tjetër jashtë grupeve.

Kjo fitore e Interit, do të bënte që Barcelona të kalonte në Ligën Europa, një goditje e madhe për Çavin. Gazetat italiane mundohen të parashikojnë sipas burimeve të tyre, se si do të startojë ekipi i Inzagit. Lukaku do të kthehet në skuadër, por do të nisë ndeshjen nga pankina, prandaj në sulm do të jetë Xheko me Lautaron.

Në të majtë, mundësi e artë për gjermanin Gosens nga minuta e parë, ndërsa në të djathtë holandezi Dumfries. Asllani me shumë mundësi do të jetë në stol, por gjithçka mund të ndryshojë në ditën e sfidës.

LEXO EDHE:

Back to top button