Interi në muajin mars vjen me ndryshime drastike

Sipas “Gazzetta dello Sport”, skuadra e Interit do të ndryshojë logon dhe emrin në fillim të muajit mars. Arsyeja e ndrrimit të emrit të Inter thuhet të jetë qëllimi i ndërlidhjes së klubit me qytetin e Milanos.  Nga fillimi i marsit, klubi do të quhet vetëm “Inter Milano”. I.M thuhet të jenë inicialet të cilat do paraqiten në logo. Emri i plotë, “Football Club Internazionale Milano”, që tifozët e mbajnë me krenari.

Është një punë që është bërë që disa muaj, kur klubi ishte në fazën ekspansive ose të rritjes. Por pas vështirësive financiare, thuhet se BC Partners do blejnë një pjesë të Inter, sipas artikullit, çfarë do që të ndodhë me aksionet e klubit, Interi do të hyjë në një epokë të re. Sipas artikullit, edhe sponsori do të ndryshohet, pas Pirellit, “Evergrande” është kandidati kryesor.

LEXO EDHE:

Back to top button