Interi ofron kontratë të re, Xheko mendon për MLS

Skuadra e Interit është duke punuar për një marrëveshje të re me Edin Xheko. Sulmuesi boshnjak, ka bindur drejtuesit e Interit me paraqitjet e tij dhe tashmë po punohet për një kontratë të re. Xheko pritej të largohej nga Inter gjatë verës së ardhshme, si lojtar i lirë, por Inter ka ndryshuar planet.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’,drejtuesit e Interit janë të vendosur t’i ofrojnë lojtarit një marrëveshje të re, njëvjeçare, por, Xheko po kërkon një kontratë dyvjeçare.

36-vjeçari kaloi tek Inter për 2.8 milionë euro, dhe u dëshmua me 26 gola e 14 asiste në 70 paraqitje. Nëse Interi nuk arrin marrëveshje me Xheko, lojtari pritet të kalojë në MLS.

LEXO EDHE:

Back to top button