Interi piketon sulmuesin e radhës, dërgon skautë në sfidën Lacio-Parma

Mateo Pellegrino është një nga kandidatët e merkatos së Interit për sulmin e së ardhmes. Në ndeshjen Lacio-Parma, raportohet se skautët e klubit zikaltër do të ndjekin nga afër sulmuesin në stadium.
Lajmi raportohet nga “Tuttosport”, e cila përmend edhe disa emra të tjerë në listën e Interit: Kastro (Bolonja), David (Lille), Krstoviç (Leçe) dhe Luka (Udineze).
Raportet ndërmjet Interit dhe Parmës janë të shkëlqyera dhe kjo shton shanset e transferimit të Pellegrinos. Marrëveshja do të jetë e lehtë për t’u arritur.