Interi prezanton fanellat e treta në prag të sfidës me Realin

Skuadra e Interit është njëra ndër skuadrat që gjithmonë arrin të ‘kënaq’ tifozët e klubit me fanellet e bukura. Një gjë të tillë ‘Nerazzurët’ duket se e kanë bërë edhe këtë edicion pasi fanellat e tyre janë secila më e mirë se tjetra.

Gjiganti italian pak më parë ka prezantuar fanellat e treta që futbollistët do t’i mbajnë gjatë edicionit 2021/22. Ato duken me një dizajn unik me shumë ngjyra të punuara nga brendi i njohur “NIKE”.

Kujtojmë se Interi ka dy fitore dhe një barazim në Serie A pas tri xhirova të para, ndërsa nesër zhvillon duelin e parë në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button