Invalidi nga Llopati që punon taxi për 5 euro në ditë

Ta drejtosh makinën me një dorë nuk është e lehtë. Por, përmes punës si taksist Elham Bajrami siguron kafshatën e gojës. 59 vjeçari, në një aksident humbi dorën e majtë, si pasojë edhe punën. Institucionet ia kanë ndërprerë edhe ndihmën sociale. Ai kërkon që t’i kthehet ndihma pasi në ditë arrin të fitojë vetëm 300 denarë, sa për të mbijetuar.

 “Tash jam detyruar të dal me këtë veturë për të firuar një kafshatë bukë se i kam dy fëmijë..Pothuajse 60 vjeç, fëmijën e kam 9 vjeç dhe patjetër e kam të dal këtu duke i lutur udhëtarët për 30 denarë me bart nga fshati deri në qytetin e Kumanovës.”- deklaroi Elham Bajrami, Banor nga fshati Llopat.

Megjithëse ka marrë ndihmë sociale të invaliditetit, si person i cili nuk është në gjendje fizike të punojë, ai thotë se ajo ndihmë iu ndërpre pas dy vitesh gjatë rishikimit të dokumenteve përkatëse.

 “Jam invalid dhe kur isha në përsëritjen e dokumenteve në 2019-ën në muajin maj. Prej asaj ditë më kanë ndërprerë ndihmën e përhershme për invaliditet. Kur isha në Komision, ajo më tha se përse nuk po punoj! I thash që a mundet dikush të punoj me një dorë? Më tha, duhet të gjesh ndonjë tjetër punë, iu tash të ma gjejnë dhe jam i gatshëm të punoj. Unë prej 50 vitesh lajmërohem në Entin për punësim dhe kurrë nuk më kanë gjetur punë, tani që jam bë invalid edhe punë kinse po përpiqen të më gjejnë.”- pohoi Elham Bajrami, Banor nga fshati Llopat.

Nga Ministria për Punë dhe politikë sociale thonë se vendimi është marrë nga komisioni i përbërë prej ekspertëve ndërkohë që qytetarët mund të ankimojnë vendimin.

 MINISTRIA PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

“Vlerësimi dhe mendim jepet nga ana e një komisioni mjekësor, ekspertë për përcaktimin e paaftësisë për punë të themeluar nga Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor. Komisioni Shtetëror Vendimmarrës në Procedurën Administrative dhe Procedurën e Punësimit vendos në shkallën e dytë për ankesat kundër një vendimi të organit të instancës së parë.”

Aktualisht, sipas Ministrisë së punës dhe politikës sociale 35,192 shtetas marrin ndihmën minimale sociale të garantuar me ligj. Duke parë të dhënat zyrtare të tyre të vitit 2019, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për mbrojtje sociale e drejta e garantuar për ndihmë minimale e kanë shfrytëzuar 28,531 qytetarë.

Megjithëse se qindra raste të tilla u hoqën nga lista e ndihmës sociale, shteti nuk merr përsipër tu gjejë punë në rrethana lehtësuese, por ajo që bën i evidenton tek Agjencia për punësim si të pa punë.

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button