Irani po përdor armë që shkaktojnë verbimin e demonstruesve
Irani po përdor armë që shkaktojnë verbimin e demonstruesve
Policia e Iranit po përdor një municion që shkakton verbimin e protestuesve.
Ndërkohë që udhëheqësi i Iranit ka lavdëruar përfshirjen e milicisë Basidsch në protesta. “Ata rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur popullsinë nga rebelët“, tha Ayatollah Ali Khamenei në një fjalim televiziv. Milicia e cila ka lidhje me Gardën Revolucionare iraniane po godet brutalisht demonstruesi ënë përpjekje për të ndaluar protestat më shumë se dy mujore.
Khamenei paralajmëroi popullatën që të mos joshet nga propaganda e huaj. “Kanalet televizive që njihni dhe shikoni i përkasin armikut”, tha Khamenei duke përmendur në mënyrë eksplicite SHBA-në.
Gjatë këtyre dy muajve me dhjetëra mijëra iranianë kanë protestuar në Iran kundër politikave autoritare të udhëheqjes islame. Protestat u ndezën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini. Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, më shumë se 440 protestues u vranë nga policia dhe forcat e sigurisë dhe forcat e Milicisë Basidsch luajtën një rol kyç në këtë./tch