Irving mund të bashkohet sërisht me Lebron Xhejmsin

Kajri Irving dhe Bruklin Nets janë në negociata për të ardhmen e basketbollistit. Ylli amerikan i Nets, nuk ka qenë në elementin e tij më të lartë në aventurën e tij të fundit. Dhe sipas raportimeve të Shams Charania, Irving dhe Nets janë në një fazë të bisedimeve për të ardhmen.  Skuadra pritet t’i hap rrugë shtatë herë ‘All-Star’ për të konsideruar të ardhmen e tij.

Thuhet se LA Lejkers dhe Nju Jork Niks janë skuadrat e interesuara për lojtarin. Në rast të kalimit te Lejkers, Kyrie Irving dhe LeBron James do të ribashkoheshin për të kërkuar një tjetër  titull kampioni.

LEXO EDHE:

Back to top button