Ish-efektivi i RENEA-s kapet me snajper (Video)

Ish-efektivi i RENEA-s kapet me snajper

Remal Rada është ish efektivi i RENEA-s që u kap me snajper nga policia në Tiranë. Ai udhëtonte së bashku me shokun e tij Elton Hithi, ndërsa gjatë kontrollit në mjet policia iu gjeti snajper targa të huaja, një mjet identifikimi si ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se do kryenin vrasje. /abcnews.al

Foto: abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button